Si mund ta ricikloj tubetin?
Si mund ta ricikloj tubetin? A duhet ta pres atë dhe të nxjerr gjithë pastën e dhëmbëve që ka mbetur brenda apo duhet ta shpëlaj mirë?
MËSO MË SHUMË
Çfarë materiali ka ky tubet?
Tubeti përbëhet kryesisht nga HDPE (polietilen me dendësi të lartë), plastikë #2. Tapa përbëhet nga PP (polipropilen), plastikë #5.
MËSO MË SHUMË
Përse e ndajmë edhe me të tjerët teknologjinë tonë të tubetëve?
Ky projekt nuk ka lidhje vetëm ne, ai shkon përtej nesh. Duke e ndarë teknologjinë me të tjerët, mund të fillojmë një ndryshim botëror për tubetët e riciklueshëm të pastës së dhëmbëve. Ëndrra jonë është që të gjithë tubetët (jo vetëm ata të pastës së dhëmbëve) të riciklohen në mënyrë të vazhdueshme e në shkallë të gjerë.
Çfarë ndodh pas riciklimit të tubetëve?
Po japim një shembull të shkurtër për ciklin jetësor të tubetit. Pasi tubi hyn në linjën e riciklimit, dërgohet në vende të tilla si Struktura për Rigjenerimin e Materialeve [MRF], ku ndahet dhe më pas i dërgohet një ripërpunuesi i cili e kthen materialin HDPE, duke përfshirë edhe shishet, në toptha të vegjël plastikë. Këta toptha mund të kthehen më pas në produkte dhe ambalazhe të reja!
MËSO MË SHUMË
Ke pyetje?I gjen këtu.